Europol ka zhvilluar një tjetër operacion kundër krimit të organizuar në Europën juglindore.
Në 4 ditë kontrolle, Europol ka patur në fokus trafikun e drogës, emigrantët e paligjshëm dhe armët. Mes vendeve ku është zhvilluar operacioni, ka qenë edhe Shqipëria, ku janë arrestuar disa persona.
Në total janë ndaluar 166 persona në 34 vende te Europës. Janë arrestuar 37 trafikantë droge, 73 persona të akuzuar për emigracion klandestin, 12 persona për falsifikim dokumetesh e 24 persona për trafik armësh e armëmbajtje pa leje.
Shqiptarët e arrestuar kanë lidhje me trafikun e drogës dhe emigrantët e paligjshëm. Europol thotë se është sekuestruar një sasi e madhe droge.
9 mijë oficerë policie u angazhuan për kontrollet dhe per ekzekutimin e urdhër-arresteve. Ky është operacioni i dytë që Europol ka zhvilluar dhe ka përfshirë Shqipërinë. Pak ditë më parë u shkatërua grupi më madh i kokainës i drejtuar nga shqiptarët Dritan Rexhepi dhe Eldi Dizdari, të cilëve u është kapur rreth 4 tonë kokainë përgjatë 5 viteve.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/